Qeveria italiane dëshiron të ndërtoj urën më të madhe në botë
Autori
Mesazh
Admin Administrator
Numri i postimeve : 32 Age : 48 Location : Kosova & Prishtina Registration date : 10/02/2009
Titulli: Qeveria italiane dëshiron të ndërtoj urën më të madhe në botë Mon Mar 16, 2009 6:11 pm
Qeveria italiane dëshiron të ndërtoj urën më të madhe në botë
Qeveria italiane të premten ka jetësuar planin për ndërtimin e urës më të madhe në botë e cila do të lidh Sicilinë me tokën.Qeveria ka mbështetur programin për punë publike, në të cilin, pos tjerash, parashihet ndërtimi i lidhjeve hekurudhore, autostradave dhe tuneleve me vlerë prej 17.8 miliardë euro.
Për projektin e urës janë paraparë 1.3 miliardë euro, derisa vlera e përgjithshme e këtij projekti është vlerësuar në 6.1 miliardë euro.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi që moti po merret me ndërtimin e urës më të madhe.
Kritikuesit e projektit vlerësojnë se ato para do të ishte më mirë të shpenzohen në riparimin e rrugëve lokale dhe infrastrukturës. Mbështetësit e ndërtimit megjithatë vlerësojnë se ky projekt do të hap vende të reja të punës dhe do t’i ndihmojë ekonominë italiane të goditur nga recesioni që të forcohet.
Qeveria italiane dëshiron të ndërtoj urën më të madhe në botë