Admin Administrator
Numri i postimeve : 32 Age : 48 Location : Kosova & Prishtina Registration date : 10/02/2009
| Titulli: Vjedh Makinen e Hajnave Mon Mar 16, 2009 5:41 pm | |
| Vjedh makinën e hajnave Një person në shtetin Washington të SHBA-ve, është siguruar që hajnat të mos ia vjedhin televizorin e tij me vlerë – duke ua “vjedhur” atyre makinën, me të cilën kishin planifikuar të bartnin televizorin. Patrick Rosario, në momentin kur hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij, kishte qëlluar në bodrum. Pasi i kishte hetuar ata, ai e ka thirrur policinë dhe ka dalë pa bërë zhurmë nga shtëpia. Rosario 32-vjeçar, i cili kohë më parë e kishte humbur punën si menaxher i një ndërmarrjeje, para shtëpisë së tij e kishte vërejtur makinën e hajnave. Pasi gjeti çelësat brenda saj, ai e ndezi makinën dhe e fshehu atë në oborrin e një shoku të tij. Hajnat pasi kishin kuptuar se ishin zbuluar, kishin ikur nga vendi i ngjarjes me vrap, duke lënë pas vetes televizorin, një lap-top dhe një kuti me stoli.
Policia ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka arritur t’i arrestoj hajnat e pafat . | |
|