PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 32
Age : 41
Location : Kosova & Prishtina
Registration date : 10/02/2009

MesazhTitulli: Maçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët   Mon Mar 16, 2009 6:03 pm

Macorri.jpgMaçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët

Një maçorr nga rajoni siberian Krasnoyarsk në Rusi ka ecur 70 kilometra për të gjetur pronarët e tij, të cilët ishin zhvendosur në qytet tjetër. Kafsha nuk u nis kot në udhëtimin e gjatë dhe më në fund u ribashkua me “familjen” e tij të humbur.

Ata të gjithë jetonin në qytetin Divnogorsk, jo shumë larg nga Krasnoyarsk, por familja u desh që të largohet në qytetin tjetër të Sosnovoborskit. Në nguti askush nuk e kishte hetuar se maçorri po mungonte.

“Ne po e kërkonim atë që një kohë të gjatë, por kurrë se gjetëm”, ka thënë Sergey Minskikh. “Fëmijët ishin shumë të mërzitur. Ata e donin kafshën e tyre. Ai ka jetuar me ne që pesë vite”, ka shtuar ai.

Për çudinë dhe gëzimin e familjes maçorri u paraqit në pragun e shtëpisë së tyre të re pas tre muajsh, kur të gjithë e kishin humbur shpresën se do ta shihnin sërish.

Kafsha e shkretë ishte dobësuar dhe rraskapitur shumë, por nuk ishte hiq më pak e gëzuar se pronarët e tij.

Tani maçorri është bërë muhabet për tërë qytetin dhe ai po vizitohet rregullisht nga fqinjët dhe miqtë e familjes Minskikh. Ai është duke u kënaqur në qendrën e vëmendjes, por pa u larguar nga shtëpia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.jeta-shqiptare.com
 
Maçorri kalon 70 kilometra për gjetur pronarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SEKTORI PER INFORMACIONE NE JETA SHQIPTARE :: INFORMATAT NE JETA-SHQIPTARE-
Kërce tek: