PortaliForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vjedh Makinen e Hajnave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 32
Age : 42
Location : Kosova & Prishtina
Registration date : 10/02/2009

MesazhTitulli: Vjedh Makinen e Hajnave   Mon Mar 16, 2009 5:41 pm

hajnave.jpgVjedh makinën e hajnave

Një person në shtetin Washington të SHBA-ve, është siguruar që hajnat të mos ia vjedhin televizorin e tij me vlerë – duke ua “vjedhur” atyre makinën, me të cilën kishin planifikuar të bartnin televizorin.

Patrick Rosario, në momentin kur hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij, kishte qëlluar në bodrum. Pasi i kishte hetuar ata, ai e ka thirrur policinë dhe ka dalë pa bërë zhurmë nga shtëpia.
Rosario 32-vjeçar, i cili kohë më parë e kishte humbur punën si menaxher i një ndërmarrjeje, para shtëpisë së tij e kishte vërejtur makinën e hajnave. Pasi gjeti çelësat brenda saj, ai e ndezi makinën dhe e fshehu atë në oborrin e një shoku të tij.
Hajnat pasi kishin kuptuar se ishin zbuluar, kishin ikur nga vendi i ngjarjes me vrap, duke lënë pas vetes televizorin, një lap-top dhe një kuti me stoli.

Policia ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka arritur t’i arrestoj hajnat e pafat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.jeta-shqiptare.com
 
Vjedh Makinen e Hajnave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SEKTORI PER INFORMACIONE NE JETA SHQIPTARE :: INFORMATAT NE JETA-SHQIPTARE-
Kërce tek: